Trajnerët e tu në Kursin PRO

Mëso fotografinë nga profesionistë që e kanë ndërtuar karrierën në praktikë, jo vetëm në teori.

Alla Simacheva

Themeluese e shkollës | Fotografe | Trajnere e certifikuar

Alla Simacheva: Themeluese e shkollës | Fotografe | Trajnere e certifikuar

Prej më shumë se 20 vitesh, Alla është aktive në fushën e fotografisë. Karrierën e ka nisur në Moskë, në agjencinë ndërkombëtare reklamash McCann Erickson. Në vitin 2013 hapi studion e saj në Tiranë. Fotot e saj janë shitur online qindra herë në vende si SHBA, Japonia dhe Australia, janë zgjedhur nga Aeroporti Rinas, AlbTelecom, LonelyPlanet, Shutterstock, The Economist, Ernest Airlines dhe shumë të tjerë.

Alla nisi të zhvillojë trajnime në 2015 dhe në 2019 u certifikua si trajnere profesionale. Në Kursin PRO, ajo të udhëheq me përvojë, metodë dhe përkushtim real ndaj rritjes tënde profesionale.

Ilir Mimani: Bashkëthemelues i shkollës | Fotograf | Sipërmarrës

Iliri e di saktësisht se çfarë do të thotë të ndryshosh drejtim në jetë dhe të ndërtosh një karrierë të re në një kohë të shkurtër. Ai ndan me ty mjetet dhe zgjidhjet që i kanë funksionuar në praktikë – si të kalosh pengesat dhe të pozicionohesh si profesionist.

Sot Iliri krijon kontent për: Agna Group, Artigiano, Ibiza Restaurant, Van Gogh, SoSushi, Wolt, Movimento Shoes dhe shumë të tjerë, në shërbime reklamuese dhe evente.

Në Kursin PRO nuk je vetëm në një kurs.

Ke përkrah dy profesionistë që dinë çfarë funksionon, dhe janë këtu për të të ndihmuar ta arrish.

Që prej licencimit në vitin 2023 kemi certifikuar 113 fotografë. Ne duam të jemi praktikë dhe të ndajmë me studentët vetëm strategji efikase, pasi ajo që kishte vlerë në vitin 2015 nuk është më e zbatueshme në vitin 2025.

Paralelisht me shkollën, kemi zhvilluar edhe një agjenci marketingu, e cila është kryesisht e specializuar në përmbajtje digjitale dhe media. Shih listën e markave për të cilat kemi krijuar media në Shqipëri.

Next
Next

Merr Lowepro para se të jetë vonë!