Merr Lowepro para se të jetë vonë!

E keni parë edhe ju, apo jo?

Pse po rrezikoni pajisjet tuaja? Mjaft me çanta supermarketi!

Jemi të sigurt që të gjithë e kemi parë këtë skenë: një fotograf që transporton me kujdes aparatin e tij të vyer brenda një qeseje supermarketi. Ajo pamje na dhëmb vërtet. Si mund t’i blini pajisje me vlerë mijëra euro, ndërkohë që kurseni 100 euro për një çantë profesionale? Është një gabim që mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Ka edhe një variant tjetër: çantat "gjasme" fotografike, versioni i lirë. Edhe këto mund t'ju zhgënjejnë. Duhet të mbani mend funksionin kryesor të një çante profesionale:

1. Mbrojtja nga goditjet dhe lëvizjet: Çantat e lira ofrojnë pak ose aspak mbrojtje. Kemi qenë dëshmitarë kur stativat e lira janë rrëzuar, duke dëmtuar lente të shtrenjta, ose kur çantat kanë rënë në tokë dhe xhamat janë thyer brenda tyre. Rripat e çantave të lira shpesh shkëputen, duke rrezuar gjithçka që keni brenda.

2. Mbrojtja nga lagështia dhe pluhuri: Lagështira është armiku numër dy i pajisjeve fotografike (pas rënieve), duke shkaktuar myk dhe dëmtime të pariparueshme. Çantat e lira nuk ofrojnë mbrojtje nga shiu. Pluhuri, ndonëse nuk e prish sensorin apo lenten menjëherë, pastrimi i tij është i kushtueshëm. Ai që kursen 50 euro sot, mund të detyrohet të harxhojë shumëfish nesër.

Zgjidhni sigurinë, zgjidhni një markë cilësore

Për të mbrojtur investimin tuaj, duhet të zgjidhni një markë që i besoni. Ne kemi testuar dhe rekomandojmë me besim Lowepro, një brand që ofron siguri dhe cilësi. Lowepro ka një gamë të gjerë produktesh, nga çantat e vogla për fotografët që bëjnë hapa të para, deri te modelet e mëdha që mbajnë laptopë, dronë dhe të gjithë pajisjet e nevojshme.

Porosit çantën tënde tani! Na kontaktoni që të zgjedhim bashkë versionin e duhur për ty. Çmimet për një çantë cilësore nisin nga 120 euro.

Mos e merrni si shpenzim, por si investim.


Next
Next

Zgjat jetën e kartave të memories