pro II

  • Ke mbaruar Kursi PRO. Tani vjen niveli ku fotot e tua fillojnë të duken komerciale, të kuruara dhe të pagueshme.
    
    
    PRO II është programi i avancuar i Sukses Për Mëngjes® për fotografë që duan:
  • të ndërtojnë një portofol të fortë me punë “wow”
  • të bëhen pro në ndriçimin (studio + outdoor)
  • të bëjnë retushim high-end në Photoshop (si profesionistët)
  • të dalin nga “fotograf i mirë” në fotograf që shet shërbim premium
    
    Ky program është 100% praktik: xhirime reale, modele profesioniste, set-e të planifikuara, dhe editim/retushim hap pas hapi.
    
    

Praktikat zhvillohen 2 herë në javë dhe zgjasin 2 muaj.

Aktualisht janë hapur regjistrimet për grupin:
📆 Fillon më 21 qershor 2026
🕤 çdo të premte dhe të shtunë 18:00-20:00

📍 Pranë Garden Building, rr. e Kavajës, Tiranë

ku dhe kur?

Çfarë arrin pas 2 muajsh:

Në fund të PRO II, ti do të kesh:

  • Portofol të pasuruar me set-e të avancuara (portrait, landscape, product/food, macro, double exposure)

  • Aftësi për të krijuar dritë të kontrolluar në studio dhe jashtë (flash outdoor)

  • Një workflow profesional: RAW → Photoshop → dorëzim final

  • Teknikat kryesore të retushimit premium: Frequency Separation dhe Dodge & Burn

  • Asetet bazë të prezencës profesionale: Google My Business + strukturë për website/portfolio

  • Projekt final të prezantuar si profesionist

PROGRAMI i kursit

PROGRAMI i kursit

1) Workshop i madh: Portreti në natyrë (lokacion i jashtëzakonshëm)

Fillon më 20 qershor (e shtunë) te fusha e livandos në Mullet. Mëson:

  • si të punosh me lokacionin (kompozim + storytelling)

  • ndriçim natyral në golden hour

  • flash outdoor (kontroll i dritës edhe jashtë)

  • punë me modele profesioniste

2) Editing & Retouching për setin (Photoshop)

  • Photoshop overview: instrumentet kryesore: layers, adjustment layers, masks

  • ndryshimi i background-it

  • korrigjimi i ngjyrave

  • modifikimi I formave të trupit, veshjes

3) Landscape: Panorama + HDR

  • panorama shooting + stitching

  • HDR i kontrolluar (look natyral, jo “overdone”)

4) Street Photography

  • ritëm, moment, kompozim i shpejtë

  • set i vogël “story” për portofol

5) Studio Portrait: Light Modifiers

  • si ndryshojnë softboxes

  • “cadra e madhe” dhe kontrolli i hijeve

  • ndarje e subjektit nga background

6) High-End Skin Retouch: Frequency Separation

  • lëkurë natyrale (jo plastike)

  • ruajtja e teksturës

7) High-End Retouch: Dodge & Burn

  • volum dhe formë

  • dritë/hije si në reklama

  • detaje (sy, buzë, flokë) pa ekzagjerim

8) Product Photography: Gel Filters

  • skema ndriçimi me ngjyra

  • harmoni ngjyrash + efekt komercial

9) High-End Retouch (Product/Portrait)

  • finalizim premium

  • sharpening + eksport për web/print

10) Food Photography: Splash + Upside Down

  • splash (moment + kontroll)

  • upside down setup

  • planifikim për retushim të pastër

11) Retouch (Food/Product)

  • cleanup profesional

  • ngjyra, kontrast, tekstura

12) Macro Shooting

  • fokus, stabilitet, dritë

  • tekstura dhe detaje komerciale

13) Retouch (Macro)

  • kontroll i teksturës

  • pastrim i imazhit + final look

14) Double Exposure

  • koncept + ekzekutim i kontrolluar

  • blend modes + maska për rezultat të pastër

15) Prezenca profesionale

  • Google My Business

  • strukturë për website/portfolio profesional (çfarë të shfaqësh, si ta organizosh)

16) Prezantimi i Projektit Final

  • feedback + përmirësime

  • paketim i portofolit për publikim

  • ke mbaruar Kursi PRO (ose ke bazat solide)

  • do të kalosh në nivelin advanced dhe të krijosh punë që duken “reklamë”

  • do të mësosh Photoshop seriozisht (jo vetëm filtra)

  • do portofol që të sjell klientë dhe të justifikojë çmime më të larta

    Nuk është për ty nëse:

    • nuk ke kohë për praktikë dhe detyra

    • kërkon vetëm teori pa xhirime reale

Ky kurs është për ty nëse:

Sa kushton pjesëmarrja në kurs?

300 € / muaj × 2 muaj = 600 € Pagesa bëhet në 2 këste mujore.

Ekipi ynë

Ekipi ynë është prova që bashkëpunimi sjell rezultate të jashtëzakonshme.

Black and white photo of a woman with shoulder-length hair taking a photo with a camera, wearing a black shirt, against a dark background.

  • Founder, Photographer, Professional Coach

    Prej më shumë se 20 vitesh merret me fotografi komerciale, duke nisur rrugëtimin profesional në Moskë në një agjensi nderkombëtare reklamash. 

    Alla hapi studion e saj fotografie në Tiranë në vitin 2013. Shumë nga fotot e Allës janë shitur online qindra herë në gjithë botën - nga SHBA deri në Japoni dhe Australi. Punimet e saj janë zgjedhur nga Aeroporti Rinas, AlbTelecom, LonelyPlanet, Shutterstock, The Economist, Ernest Airlines etj.

    Alla zhvillon trajnime duke filluar nga viti 2015 dhe duke u certifikua si trajnere profesioniste në 2019.

Black and white photo of a bald man with a beard looking down at a camera he is holding in his hands, against a dark background.

  • Co-Founder, Managing director

    Ilir e di më se miri, se çfarë do të thotë të ndryshosh profesionin dhe të arrish rezultate të larta në fotografi si në një fushë totalisht të re në kohë të shkurter. Ai ndan me ty instrumentet dhe zgjidhjet për të kaluar sfidat e ndryshimeve.

    Sot Iliri bashkepunon me biznese të medha në Shqiperi, si Agna Group, Artigiano Restaurant, Ibiza Restaurant, Restaurant Van Gogh, Movimento Shoes, etj. duke realizuar shërbim fotografik reklamues dhe evente.

ambienti ynë

Kreativitet në Zemër të Tiranës

"Një studio e krijuar nga fotografët, për fotografët."

Hapësira ku do të zhvilloni pasionin tuaj është po aq e rëndësishme sa vetë mësimi. Studioja jonë te Tirana Garden Building është konceptuar si një ambient krijues, ku teknologjia bashkëkohore ndërthuret me një atmosferë frymëzuese.

  • Lokacion Elitar: Jemi të vendosur në zemër të kryeqytetit, në një nga godinat më moderne të Tiranës, e rrethuar nga një oborr i gjelbëruar që ofron qetësi dhe frymëzim.

  • Studio Profesionale: Një ambient i pajisur me teknologjinë që ne si fotografë e dimë që ju duhet: dritë të vazhdueshme, flash-e profesionale dhe disa modifikues se dritës (softboxes).

  • Editing Place me Apple Workstations: Post-produksioni kërkon saktësi. Prandaj, kemi krijuar një zonë dedikuar editimit me workstations Apple, që ju të shihni çdo detaj dhe ngjyrë ashtu siç është në realitet.

  • Këndi i Frymëzimit: Shijoni një kafe te Coffee Station ynë dhe shfrytëzoni këndin tonë të bisedave për të shkëmbyer ide me kolegët.

  • Komoditet dhe Funksionalitet: Me poste pune individuale dhe ambiente të rregullta, çdo gjë është menduar që ju të fokusoheni vetëm te arti juaj.

kontakti

info@suksespermengjes.com
+355 69 400 96 41

Garden Building, rr. e Kavajës
Tiranë, Shqipëri