Talenti lind. Fotografi bëhet.

Fëmija yt kalon orë të tëra me telefon në dorë — duke bërë scroll, duke parë përmbajtje që krijojnë të tjerët. Po pse mos të bëhet fëmija content creator, dhe në vend se të konsumojë përmbajtje, të krijojë atë.

Talenti pa drejtim mbetet vetëm potencial. Fëmija yt meriton më shumë se hobi — meriton aftësi të vërteta, udhëzues dhe trajnues të vërtetë, dhe një hapësirë ku talenti i tij merr formë dhe kthehet në aftësi.

Ky është kursi i fotografisë për të rinj i SPM-së — i zhvilluar brenda studios sonë profesionale në Tiranë.

Dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjte nga ora 16:30 deri 17:30, fëmija yt punon me kamera të vërteta, ndriçim profesional dhe udhëzues aktivë — jo mësues teorikë, por fotografë me klientë realë.

Gjatë 3 muajve dhe 24 seancave praktike, ai mëson: rreth kamerës dhe lenteve, kompozimin, teorinë e ngjyrave, portretin, still life, flat lay, arkitekturën, natyrën, këndet e fotografimit, fotografinë bardh-e-zi dhe harmonitë e ngjyrave — çdo javë me sfida krijuese që testojnë imagjinatën.

Nuk nevojitet asnjë përvojë paraprake. Nuk nevojitet asnjë pajisje. SPM ofron gjithçka — kamerat, hapësirën, ekspertizën. Fëmija vjen me kureshtje dhe del me aftësi, vetëbesim dhe një gjuhë të re: gjuhën e krijimtarisë vizuale.

Detajet:

  • Kohëzgjatja: 3 muaj | 24 sesione

  • Fillon: me 20 tetor 2026

  • Orari: çdo të martë & të enjte,

    16:30–17:30

  • Çmimi: 130€ / muaj

  • Mosha: 12–16 vjeç

  • Nuk nevojitet përvojë dhe nuk nevojiten pajisjet

Programi i kursit

MODULI 1: Teknologjia & Kontrolli i Kamerës

Sesionet 1–6 | Javët 1–3

Sesioni 1 — Njohja me kamerën (dhe me “syrin” e fotografit) Qëllimi: të kuptojmë pjesët kryesore të kamerës dhe si mbahet saktë. Detaje: çfarë është megapikseli (dhe pse s’është gjithçka), si të shmangim fotot e lëkundura, ushtrimi i parë: “5 foto pa e lëvizur kornizën”.

Sesioni 2 — Lentet & këndet e shikimit Qëllimi: të kuptojmë wide / normal / tele dhe si ndryshon fotoja. Detaje: largësia fokale si “sa afër ndihesh me subjektin”, shembuj praktikë me të njëjtin subjekt.

Sesioni 3 — Aspect Ratio (korniza që ndryshon historinë) Qëllimi: të zgjedhim formatin e duhur për foto (1:1, 4:5, 16:9). Detaje: si ndryshon ndjesia e fotos kur e ndryshon kornizën; ushtrim: e njëjta skenë në 3 formate.

Sesioni 4 — Shutter Speed (shpejtësia) & lëvizja Qëllimi: të kontrollojmë lëvizjen: ta ngrijmë ose ta bëjmë me “motion blur”. Detaje: foto të qarta vs foto dinamike; ushtrim: “kap momentin”

Sesioni 5 — Diafragma & bokeh (sfondi i butë) Qëllimi: të kuptojmë thellësinë e fushës dhe fokusin. Detaje: çfarë ndodh kur hapim/mbyllim diafragmën; ushtrim: portret me sfond të butë.

Sesioni 6 — ISO & ekspozimi (si ta bësh foton të pastër në dritë të ulët) Qëllimi: të kuptojmë si ndikon ISO te ndriçimi dhe “noise”. Detaje: trekëndëshi i ekspozimit (shutter–diafragmë–ISO) me shembuj praktikë.

MODULI 2: Kompozimi & Tregimi Vizual

Sesionet 7–12 | Javët 4–6

Sesioni 7 — Kompozimi 1: Rregulli i të tretave Qëllimi: të vendosim subjektin në vendin e duhur në kornizë. Detaje: grid, balancë vizuale, ushtrim: 9 foto me të njëjtin subjekt në pozicione të ndryshme.

Sesioni 8 — Kompozimi 2: Vijat udhëzuese & format Qëllimi: të krijojmë foto më të forta me forma dhe drejtim. Detaje: trekëndëshi, vijat udhëzuese, modeli; ushtrim: “gjueti vijash” në studio/ambient.

Sesioni 9 — Close-up & Framing (si ta bësh foton më intime) Qëllimi: të përdorim afërsinë dhe kornizimin për të rritur emocionin. Detaje: framing me objekte, dritare, duar; ushtrim: 10 close-up që tregojnë histori.

Sesioni 10 — Këndet e fotografimit (si ndryshon personazhi) Qëllimi: të kuptojmë si këndi ndryshon mesazhin e fotos. Detaje: nga poshtë, nga lart, në nivel sysh; ushtrim: i njëjti subjekt në 5 kënde.

Sesioni 11 — Portret: këndet, pozicionimi & komunikimi Qëllimi: të bëjmë portrete ku personi duket mirë dhe ndihet rehat. Detaje: pozat bazë, drita e fytyrës, si t’i japim udhëzime subjektit.

Sesioni 12 — Storytelling: si të tregosh histori me 5 foto Qëllimi: të mendojmë si regjisorë, jo vetëm si fotografë. Detaje: fillim–mes–fund, detaje, emocione; planifikim i serisë.

MODULI 3: Ngjyrat & Stili (Plus Bardh-e-Zi)

Sesionet 13–16 | Javët 7–8

Sesioni 13 — White Balance (WB) & ngjyrat e sakta Qëllimi: të kuptojmë pse një foto del “e verdhë” ose “blu”. Detaje: drita e ditës vs drita e brendshme, WB Auto/Manual, ushtrim: gjej ngjyrën “e vërtetë” të një objekti.

Sesioni 14 — Harmonitë e ngjyrave Qëllimi: të kombinojmë ngjyra që duken bukur dhe “të pastra”. Detaje: ngjyra komplementare, analoge, triadike; ushtrim: foto me 2 ngjyra kryesore.

Sesioni 15 — Bardh-e-zi (monokrom) & kontrasti Qëllimi: të mësojmë të shohim dritën pa u mbështetur te ngjyra. Detaje: tekstura, forma, kontrasti; ushtrim: seri bardh-e-zi me 6 foto.

Sesioni 16 — Still life (objekte që duken si reklamë) Qëllimi: të krijojmë kompozime me objekte dhe dritë të kontrolluar. Detaje: sfondet, teksturat, rregulli i 3 objekteve; mini-set në studio.

MODULI 4: Praktika, Smartphone & Editimi

Sesionet 17–18 | Java 9

Sesioni 17 — Fotografia me smartphone (kur s’ke kamerën me vete) Qëllimi: të bëjmë foto të mira edhe me telefon. Detaje: fokus, ekspozim, kompozim, dritë natyrale; ushtrim: “telefon, por pro”.

Sesioni 18 — Redaktim bazë me Lightroom Mobile Qëllimi: të përmirësojmë foton pa e “prishur”. Detaje: exposure, contrast, color, crop; rregull i artë: “pak, por saktë”.

MODULI 5: Projektet Krijuese & Projekti Final

Sesionet 19–24 | Javët 10–12

Sesioni 19 — Flat lay (nga lart, me rregull dhe stil) Qëllimi: të krijojmë kompozim të pastër nga këndi top-down. Detaje: ritëm, simetri, spacing; projekt i vogël me temë.

Sesioni 20 — Arkitektura & linjat Qëllimi: të fotografojmë ndërtesa pa i shtrembëruar dhe me kompozim të fortë. Detaje: perspektiva, simetria, ritmi; ushtrim në ambient.

Sesioni 21 — Bimët & natyra (detajet që s’i shohim) Qëllimi: të punojmë me dritë natyrale dhe tekstura. Detaje: close-up, ngjyra, ritëm; seri me 5 foto.

Sesioni 22 — Fisheye / kënd ekstrem (kreativitet pa frikë) Qëllimi: të eksperimentojmë me perspektivë dhe deformim kreativ. Detaje: kur funksionon, kur s’duhet; mini-projekt “fun & bold”.

Sesioni 23 — Sfidë krijuese: Color Hunting Qëllimi: të stërvitim syrin për ngjyrë dhe harmoni. Detaje: gjueti e një ngjyre në 10 foto; përzgjedhje dhe diskutim.

Sesioni 24 — Projekti final & mini-ekspozita Qëllimi: të përmbyllim kursin me një punë të prezantueshme. Detaje: përzgjedhja e fotove, rregullimi, prezantimi dhe mini-ekspozita me prindërit.