kursi i fotografisë komerciale “pro”

Dëshiron të fitosh deri në 50,000€ në vit duke ofruar shërbim fotografik? Nëse po, ky kurs është për ty. Ky trajnim është për ata që duan të mësojnë fotografi me qëllim profesional – për të ndërtuar një karrierë dhe për të krijuar një portofol të fortë, që pasqyron aftësitë e fituara.

Nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme.

Nuk ke pajisje? Nuk ka problem – gjithçka gjendet në studion tonë.

Fillo nga zero dhe mëso si të krijosh, të ofrosh dhe të shesësh shërbimin tënd si fotograf.

Ne shpegojmë gjëra të komplikuara në një mënyrë tepër të thjeshtë.

ku dhe kur?

Praktikat zhvillohen dy hërë në javë, çdo të martë dhe të enjte.

Kursi fillon me datë 2 shtator 2025 dhe zgjat 3 muaj. 

🕛 Grupi i paraditës: 09:30 - 11:00 

🕛 Grupi i pasditës 18:00-19:30

📍 Prane stadiumit Dinamo, Tiranë, Shqipëri

Edhe fotografët më të talentuar e kanë mësuar fotografinë dhe artin gjatë rrugëtimit të tyre profesional.

Një fotograf i vërtetë jo vetëm që e di çfarë e bën një foto vërtet profesionale, por i përdor me ndërgjegje këto njohuri për të krijuar imazhe që lënë pa fjalë. Gjatë kursit, ti do të fitosh njohuri që mund t'i zbatosh në çdo drejtim të fotografisë, duke të ndihmuar të zgjedhësh rrugën tënde për zhvillim të mëtejshëm.

Në kursin tonë, ti do të mësosh:

  1. Si të fotografosh: Do ta kalosh aparatin në regjimin manual dhe do të fillosh të krijosh mrekulli qysh në javën e parë të kursit.

  2. Si të zgjedhësh pajisjet e duhura: Do të mësosh të kuptosh kamerat dhe objektivat, të zbulosh cila teknikë të duhet ty personalisht, të optimizosh buxhetin tënd, të dish për çfarë dhe kur shërbejnë aksesorët e ndryshëm, dhe të blesh ato që të ndihmojnë pikërisht ty.

  3. Si të fitosh para me fotografinë: Do të kuptosh pikërisht për çfarë paguajnë klientët, do të zbulosh unikalitetin tënd si fotograf dhe kush është klienti yt ideal, do të shmangësh gabimet që bëjnë 90% e fillestarëve, dhe do të jesh në gjendje të punosh në çdo cep të botës.

PROGRAMI i kursit

PROGRAMI i kursit

MODULI I: Bazat e Fotografisë

1. Profesioni i Fotografit: Roli, aftësitë thelbësore, përgjegjësitë dhe etika profesionale, aspektet ligjore (kontratat, të drejtat e autorit).

2. Teknologjia në Fotografi: Pajisjet esenciale (kamera, lente, ndriçim, aksesorë). Tipet e kamerave dhe sensorëve (Crop, Full Frame).

  • Praktikë: Demonstrim dhe përdorim pajisjesh, testimi i lenteve.

3. Trekëndëshi i Ekspozimit: ISO, Shutter Speed, Aperture. Formatet RAW vs JPEG.

  • Praktikë: Ushtrime për kontrollin e ekspozimit në studio dhe natyrë.

4. Aperture: Efekti Bokeh.

  • Praktikë: Realizimi i fotove me efektin Bokeh.

5. Shutter Speed: Efekti Motion Blur.

  • Praktikë: Realizimi i fotove me efektin Motion Blur.

MODULI II: Ndriçimi

6. Ndriçimi Artificial i Vazhduar: Llojet e dritës, skemat e ndriçimit, modifikimi me softbox/reflektor.

  • Praktikë: Simulimi i skemave të ndriçimit.

7. Ndriçimi Artificial Flash: Llojet e flash-eve (on-camera, off-camera, studio strobes). Skemat.

  • Praktikë: Realizimi i skemave të ndriçimit me flash.

MODULI III: Kompozimi dhe Ngjyrat

8. Rregullat e Kompozimit: 8 rregullat bazë (rregulli i të tretave, linjat udhëzuese, simetria, perspektiva etj.).

  • Praktikë: Ushtrime me kompozime të ndryshme.

9. Harmonitë e Ngjyrave: Psikologjia e ngjyrave, rrethi i ngjyrave, kombinimet efektive.

  • Praktikë: Realizimi i një seti me harmoni ngjyrash.

MODULI IV: Video dhe Krijimi i Kontentit

10. Parametrat Teknikë për Video: Shutter speed, ISO, aperture, bitrate, codec, FPS. Përdorimi për efekte specifike.

  • Praktikë: Regjistrim videosh me parametra të ndryshëm.

11. Stabilizimi i Videos: Gimbal.

  • Praktikë: Balancimi i gimbalit.

12. Lëvizjet e Kamerës në Video: Lëvizjet me dhe pa Gimbal (afro/larg, Orbit, POV, etj.).

MODULI V: Fotografia Komerciale: Shërbimi, Editimi dhe Dorëzimi

13. Food Photography: Stilet dhe teknikat e ndriçimit për ushqim.

  • Praktikë: Set fotografik dhe video për produkt ushqimor.

14. Product Photography: Teknikat e ndriçimit për produkte, fotografim për reklama dhe katalogë.

  • Praktikë: Set fotografik dhe video me produkte, testime ndriçimi/kënde.

15. Editimi (Lightroom Classic): Interface, hot keys, module. Import, përzgjedhje, korrigjim ekspozimi, Crop, eksport, dorëzim.

16. Portreti në Studio: Teknikat për karakterin/emocionin, pozimi i modelit. Skemat Rembrandt dhe Butterfly.

  • Praktikë: Realizimi i setit fotografik dhe video.

17. Editimi i Portretit në Studio (Lightroom Classic): Import, përzgjedhje, korrigjim ekspozimi, ngjyrash (HSL), Crop, editim lëkure/make-up.

18. Portreti në Natyrë: Përdorimi/modifikimi i dritës natyrale (reflektorë, difuzorë). Pozimi i modelit.

  • Praktikë: Realizimi i setit fotografik dhe video në natyrë.

19. Editimi i Portretit në Natyrë (Lightroom Classic): Import, përzgjedhje, korrigjim ekspozimi, ngjyrash (HSL), Crop, Remove, Masks, eksport, dorëzim.

20. Krijimi i Kontentit për Media Sociale: Trendet, krijimi i përmbajtjes tërheqëse, video të shkurtra.

  • Praktikë: Krijimi i një videoje promovuese për biznes.

21. Editimi dhe Montazhi i Videove (Reels në CapCut).

MODULI VI: Marketing dhe Të Ardhurat Online

22. Marketingu i një Fotografi: Modeli 5P. Krijimi dhe pozicionimi i një brand-i personal. Elementet e brand-it (logo, ngjyra, shkrime).

  • Praktikë: Zhvillimi i një strategjie për pozicionimin e brand-it personal.

23. Marketingu dhe Audienca e Synuar: Përcaktimi i klientit ideal. Identifikimi i nevojave të tyre. Vendosja e çmimeve.

  • Praktikë: Krijimi i 3 paketave shërbimi fotografik për kategori të ndryshme klientësh. Strategji dhe plan biznesi për 3-5 vite (synimi 50 mijë euro në vit).

24. Marketingu Dixhital në Instagram: Interface dhe filozofia e Instagramit (foto profili, emri, bio). Përdorimi i algoritmit, IG Stories, Reels, Live për promovim.

  • Praktikë: Krijimi i një kalendari postimesh për Instagram për 1 muaj.

25. Të Ardhurat Relativisht Pasive Online: Platformat (Shutterstock, Adobe Stock) dhe kriteret teknike/artistike për shitje fotosh online. Vlera komerciale e kontentit. Licencat (Royalty Free, Editorial) dhe Model Release.

MODULI VII: Finalizimi i Kursit

26. Testimi Final: Testim teorik elektronik mbi njohuritë e marra.

27. Detyra Finale dhe Ceremonia e Certifikimit: Realizimi i një detyre të plotë praktike dhe ndarja e certifikatave.

  • Sipërmarrësitë: Ky kurs ju ndihmon të krijoni shërbimin fotografik ose të zgjeroni gamën e shërbimeve.

  • Persona që duan të ndryshojnë profesionin: Biznesi i fotografisë ju ofron mundësi të fitoni 30-50 mijë euro në vit gjatë viteve të para në biznes. Është një fushë prestigjoze, e kërkuar dhe fitimprurese.

  • Profesionistë të punësuar: që dëshirojnë të krijojnë një burim të ardhurash shtëse

  • Blogerë, Content Creators dhe SMM: Fotografi cilësore dhe profesionale do ju dallojë nga të tjeret.

Ky kurs është i përshtatshëm për:

Sa kushton pjesëmarrja në kurs?

Çmimi i pjesëmarrjes në kurs është 990 euro.

Kursi zhvillohet në grup me 4-6 pjesëmarrës.

Regjistrimi bëhet me një kapar prej 90 euro. 

Pjesa tjetër e pagesës mund të kryhet:

  • Në një shumë të plotë në momentin e fillimit të kursit, ose

  • Në tre këste mujore prej 300 euro secili.

Pse është një investim i zgjuar?

Një fotograf mesatarisht tarifon klientët e tij 100 euro për një set fotosh prej 1.5 orësh. Me vetëm 10 klientët e parë, jo vetëm që rikuperoni investimin e kursit, por gjithashtu dilni në fitim.

Kriteret për Pjesëmarrësit:

  • Mosha mbi 18 vjeç.

  • Arsim i mesëm i përfunduar.

Ekipi ynë

Ekipi ynë është prova që bashkëpunimi sjell rezultate të jashtëzakonshme.


  • Founder, Photographer, Professional Coach

    Prej më shumë se 20 vitesh merret me fotografi komerciale, duke nisur rrugëtimin profesional në Moskë në një agjensi nderkombëtare reklamash. 

    Alla hapi studion e saj fotografie në Tiranë në vitin 2013. Shumë nga fotot e Allës janë shitur online qindra herë në gjithë botën - nga SHBA deri në Japoni dhe Australi. Punimet e saj janë zgjedhur nga Aeroporti Rinas, AlbTelecom, LonelyPlanet, Shutterstock, The Economist, Ernest Airlines etj.

    Alla zhvillon trajnime duke filluar nga viti 2015 dhe duke u certifikua si trajnere profesioniste në 2019.


  • Co-Founder, Managing director

    Ilir e di më se miri, se çfarë do të thotë të ndryshosh profesionin dhe të arrish rezultate të larta në fotografi si në një fushë totalisht të re në kohë të shkurter. Ai ndan me ty instrumentet dhe zgjidhjet për të kaluar sfidat e ndryshimeve.

    Sot Iliri bashkepunon me biznese të medha në Shqiperi, si Agna Group, Artigiano Restaurant, Ibiza Restaurant, Restaurant Van Gogh, Movimento Shoes, etj. duke realizuar shërbim fotografik reklamues dhe evente.

Benefitet nga pjesëmarrja

Certifikatë

Shkolla jonë ka licencë për veprimtari arsimore nga AKPA. Kjo do të thotë që kursi ynë plotëson të gjitha standardet dhe normat e tregut të arsimit.

Me certifikatë pajiset kursanti, i cili:

  • ka qënë i pranishëm në të paktën 20 praktika;

  • ka rezultuar me të paktën 18 përgjigje të sakta në testin final (nga 20 pyetje në total)

  • ka realizuar dhe ka dorëzuar detyrën finale sipas përshkrimit teknik dhe artistik.

Kursantet që nuk përmbushin kriteret e certifikimit do të përserisin mësimet përkatese.

Përdorimi i pajisjeve fotografike

Nuk është e nevojshme të keni aparat fotografik ose pajisje të tjera për të marr pjesë në këtë kurs, ju mundësojmë ne aparatin, lentet, ndriçimin dhe kompjuterin.

Përdorimi i studios

Gjatë kohës së trajnimit, keni mundësi për të përdorur studion tonë pa pagesë për të praktikuar fotografinë jasht orareve të kursit.

Punimet e studenteve

Ne krenohemi me studentët tanë!

komuniteti ynë

Me programin e këtij kursi janë trajnuar mbi 300 fotografë brenda dhe jasht vendit. Së bashku kemi shitur mbi 15'000 foto globalisht

Fotografët që përfunduan me sukses këtë trajnim kanë hapur biznese të suksesshme, si studio fotografie dhe agjensi marketingu. Gjithashtu, ata janë vlerësuar në konkurse kombëtare, si Tirana Photo Festival dhe Focus.

Prandaj të ftojmë të hysh the ti në botën e fotografisë dhe të krijosh eksperiencat e tua unike.

kontakti

info@suksespermengjes.com
+355 69 400 96 41

Stadiumi Dinamo, rr. Gjik Kuqali
Tiranë, Shqipëri