Rolling shutter & global shutter

pse fotoja ose videoja “përkulet”?

Kur kamera lëviz shpejt, ose kur subjekti lëviz shpejt (makina, sport, dron, panning), mund të shohësh deformime: shtyllat “bëhen të pjerrëta”, fytyrat shtrembërohen, ose pamja duket si xhelatinë. Kjo vjen nga mënyra si sensori e lexon kornizën.

Rolling shutter …

… do të thotë që sensori nuk e kap kornizën në një moment të vetëm. Ai e lexon imazhin progresivisht nga lart-poshtë (si një skaner).

Rezultati: nëse kamera/subjekti lëviz gjatë atij momenti, pjesa e sipërme dhe e poshtme e kornizës regjistrohen në kohë të ndryshme, prandaj:

  • linjat vertikale “përkulen” (skew)

  • objektet e shpejta “deformohen” (warping)

  • “jello effect” në dron ose handheld


Stacked Sensor: arma moderne kundër rolling shutter

Stacked sensor (sensor i “stacked”) është një sensor me arkitekturë të avancuar që lejon lexim shumë më të shpejtë. Sa më shpejt të lexohet korniza, aq më pak rolling shutter sheh në video.

Disa modele të njohura kamerash me stacked sensor

Fujifilm

  • Fujifilm X-H2S (stacked APS-C)

Sony

  • Sony A9, A9 II, A9 III

  • Sony A1

Canon

  • Canon EOS R3

Nikon

  • Nikon Z9

  • Nikon Z8

    global shutter

    Stacked sensor e ul shume efektin e rolling shutter sepse sensori lexohet shume më shpejt, por zakonisht nuk e eliminon plotesisht në çdo situatë (sidomos në levizje shumë të shpejta).

    Global shutter do të thotë që sensori e kap të gjithë kornizen në të njejtin moment (jo rresht pas rreshti). Prandaj levizja regjistrohet “paster”: linjat vertikale nuk përkulen dhe nuk shfaqet ai efekti “jello” tipik i rolling shutter.

    Sony A9 III eshte e vetmja mirrorless full-frame kamera e njohur me global shutter ne tregun mainstream per momentin.

Next
Next

SHUTTER COUNT. ELECTRONIC VS MECHANICAL SHUTTER