Lexuesit më të mirë të kartave të memories
Lexuesit më të mirë të kartave të memories - Disa laptopë/kompjutera (këtu përfshihet edhe kompjuteri im) nuk kanë një portë leximi për kartat e memories. Prandaj lind nevoja për të përdorur një lexues të jashtëm. Nisur nga eksperienca e një studente në setin martesor (ku për pak humbi materialet), kemi bëre një research për lexuesit e jashtëm më të mirë të kartave të memories.
Sic e përmenda dhe më parë, jo të gjithë laptopët apo kompjuterat kanë një portë të integruar ku vendoset karta e memories për të lexuar të dhënat. Mënyra më e thjeshtë për të kursyer kohë dhe për të përshpejtuar rrjedhën e punës është përdorimi i një lexuesi të shpejtë të kartave SD. Fotografia dhe videografia janë aktivitete që kërkojnë kohë. Dhe një nga pjesët më të ngadalta të procesit mund të jetë transferimi i materialeve nga karta në kompjuter. Për fat të mirë, ka shumë opsione fantastike të lexuesve të kartave.
Sugjerim miqësor: Kini kujdes nga opsionet e lira që mund të gjenden kudo. Mund t'ju duket sikur kurseni para dhe pajisja është e njejta, por në aspektin afatgjatë, lexuesit e lirë që nuk kanë cilësinë e duhur, mund të shkaktojnë prishjen e kartave të memories, si dhe korruptimin e materialeve (të mos përmendim pastaj efektin kohë: shpejtësinë e ulët të transferimit që ofrojnë).
ProGrade Digital Card Reader
Ky lexues është i një niveli profesional dhe aktualisht renditet ndër lexuesit më të mirë të kartave SD për vitin 2023. Ka një dizajn kompakt, ka dy slot-e për dy lloje të ndryshme kartash (CF express type B dhe SD), ka shpejtësi të lartë leximi dhe transferimi të të dhënave (deri në 1.25 GB/s).
SanDisk Professional Multi-Card PRO-READER
Më i miri nga SanDisk për vitin 2023. Lexuesi ideal për kartat SD SanDisk Extreme PRO UHS-I dhe kartat microSD. Ka një mbulesë prej alumini premium që ndihmon në mbajtjen e kartës së ftohtë për të ruajtur shpejtësinë e shpejtë të transferimit. Porta USB-C (5 Gbps) mundëson transferimin super të shpejtë të të dhënave.
Lexar Professional USB 3.2 Reader
Ofron shpejtësitë më të mëdha të transferimit (deri në 1700 Mb/sek) Ka dizajn portativ dhe kompakt, që e bën shumë të përshtatshëm për fotografët dhe videografët në lëvizje. Përdor teknologjinë USB 3.2 Gen 2x2 për të përshpejtuar në mënyrë dramatike rrjedhën e punës.
Sony MRW-G2 CFexpress Card Reader
Ky është opsioni më i mirë nga Sony. Ka kasën metalike që e bën goxha të fortë e të qëndrueshëm. E përputhshme me kartat CFexpress Type A dhe SDXC/SDHC (UHS-I dhe UHS-II). Shpejtësia e transferimit SuperSpeed USB 10 Gbps(USB 3.2 Gen 2) përmes lidhësit USB Type-C