SHUTTER COUNT. ELECTRONIC VS MECHANICAL SHUTTER
Si ta masësh shutter count?
Nga EXIF i një fotoje: bëj një foto JPG (jo e edit-uar), pastaj lexo EXIF-in me një aplikacion/website që shfaq“Shutter Count / Image Number”. Për shembull:https://www.camerashuttercount.com
Kujdes:
Shutter count numëron shkrepjet me shutter mekanik. Shkrepjet me electronic shutter mund të mosnumërohen.
Me software të markës në servis mund të dali një tjeter vlerë.
Nëse fotoja kalon në rrjete sociale, EXIF-i humbet. Matja duhet të bëhet nga file origjinal.
A mund të ulet shutter count nga software (si kilometrat e makinave)?
Po, në disa raste është e mundur të manipulohet. Varet nga marka/modeli dhe nga mënyra si ruhet numri (në body, në mainboard, në module të veçantë). Disa sisteme e bëjnë shumë të vështirë, disa të tjera kanë raste ku numri reset-ohet pas ndërrimit të mainboard-it, pas servisit, ose me mjete jozyrtare. Rreziku kur blen të përdorur: ti mund të mendosh që po blen një kamerë “me pak shkrepje”, por në realitet mundtë ketë punuar shumë më tepër.
Si ta ulësh riskun nëse blen pajisje të përdorura (checklist):
Shiko gjendjen fizike: gomat, butonat, hot shoe, mount-i i lentes, kapakët, portat.
Sa kushton të ndërrosh shutter-in?
Në praktikë, ndërrimi i shutter-it mund të shkojë nga disa qindra euro deri në shifra më të larta (400–800€+), nëvarësi të modelit, disponueshmërisë së pjesës dhe faktit nëse servisi bëhet brenda apo jashtë vendit. Ki parasyshedhe faktin që ne që jetojmë në Shqipëri i dërgojmë kamerat për servis në qendra të autorizuara jashtë vendit; në momentin që kamera kthehet, mund të përballemi edhe me detyrime doganore. Nëse po blen një kamerë të përdorur, shutter count i lartë nuk është automatikisht “jo”, por duhet të reflektohet në çmim dhe në risk.
Kur mund të kursesh shutter-in me Electronic Shutter, dhe kur duhet Mechanical
Kur mund të punosh me electronic shutter:
Evente ku duhet qetësi: ceremoni, kishë, teatër, takime, bebe që flenë.
Street / dokumentar kur s’do të tërheqësh vëmendje.
Shkrepje të shpeshta (p.sh. timelapse ose seri të gjata) kur skena është e qëndrueshme.
Kur ke dritë konstante të mirë dhe subjekti nuk lëviz shumë.
Kur mechanical shutter është i domosdoshëm
Subjekte që lëvizin shpejt (sport, valle, fëmijë në lëvizje) sepse electronic shutter mund të krijojë deformim (rolling shutter).
Drita artificiale me flicker (LED, neon, disa ambiente të brendshme)
Kur përdor flash: shumica e kamerave kërkojnë mechanical shutter për sinkronizim korrekt (osekanë kufizime).
A ka kamera me shutter plotësisht elektronik?
Me zhvillimin e teknologjisë së sensorëve të shpejtë (Stacked CMOS), disa prodhues e kanë hequr plotësisht shutter mekanik:
Nikon Z9 & Nikon Z8 (nuk kanë fare shutter mekanik fizik).