Përmirëso fotot e tua duke korrigjuar këto 3 gabime në rregullat e kompozimit.
#Mëso_me_SPM. Kjo rubrikë do të jetë si një sneak peek i vogël për mënyrën se si zhvillohet Kursi PRO. Përpos seancave teori + praktikë, që kanë rëndësinë e tyre, ne besojmë fort te feedback-u.
Feedback, edhe pse është një fjalë e huaj, është bërë pjesë e fjalorit dhe, përpos asaj, një ndër vlerat e kompanisë. Është si në sport. Ti mund të bësh shumë veprime, por nëse nuk të vëzhgon dhe nuk të korrigjon trajneri/eksperti, atëherë ti mund të përsëritësh veprime të gabuara dhe nuk dallon dot. Ti nuk mund të përmirësosh diçka që nuk e dallon.
Pas teorisë dhe praktikës, ne i dedikojmë kohën e duhur për të analizuar punimet e realizuara. Më lejoni të ndaj me ju një ndër ushtrimet në klasë dhe gabimet më të zakonshme që bëjnë në këtë fazë fotografët e rinj.
Fillimisht, më duhet të theksoj që Kursi PRO është për persona që nuk kanë aspak përvojë. Kështu që, në momentin që arritëm te ky ushtrim, ne kishim mësuar parametrat e kamerës dhe ekspozimin. kaq për momentin. Tema e ushtrimit është: Rregullat e kompozimit dhe këndet e fotografimit.
Kujdes me Cast Shadow (me hijet e hedhura)
Cast shadow është hija që lëshon objekti në sipërfaqe. Në këtë imazh kemi dy probleme me atë hije:
Janë bërë me intensitete të ndryshme: njëra më e errët, tjetra më e hapur.
Kalojnë nga tavolina dhe “udhëtojnë” në mur.
Këto probleme duken si hije të pakontrolluara dhe nuk janë zgjidhje të qëllimshme artistike.
Problemi i parë rregullohet duke korrigjuar skemën e ndriçimit: barazo fuqinë te të dy burimet e dritës dhe/ose zbrit më poshtë me kamerën, te këndi 0, që këto hije të mos duken fare mbi tavolinë.
Problemi i dytë zgjidhet me distancën: largo objektin nga background-i. Vlen për çdo xhirim. Imazhi duhet të ketë hapësirë, që ne, duke e parë, të marrim frymë lirshëm.
Këndi Flat Lay/Top view
Kujdes me këndin Flat Lay / Top View / 90° nga lart. Sigurohu që lentja të shikojë fiks nga lart, 90° mbi objektin. Kështu sigurohesh që format dhe linjat e objektit të mos deformohen.
Në këtë imazh kemi një lëvizje të vogël dhe objekti nuk duket si një kuboid i rregullt.
Etiketa e poshtme
Kur objekti është i shtrirë (flat lay / top view), pjesa e pasme ku del edhe etiketa e poshtme zakonisht nuk duhet të duket për 3 arsye:
E prish iluzionin “top view” dhe e bën këndin të duket gabim
objekti duket i deformuar, kapaku - më i vogël. Mendojini edhe objektet sikur janë të gjalla. Në këtë kënd, e kemi fotografuar objektin sikur po e shohim nga këmbët — nga ana e poshtme e këpucës.Shton informacion të panevojshëm (vizual noise)
Etiketa poshtë zakonisht ka barcode/tekst teknik ose thjesht një sticker që s’ka vlerë për reklamë. Në vend që të shohësh brand-in, syri kap atë dhe shpërqendrohet. Në product photography, çdo element që s’shërben për shitje është si një person që flet në mes të filmit.E bën produktin të duket më pak premium
Kur duket pjesa e poshtme, produkti ngjan si “kapur shpejt” (snap), jo si set i dizajnuar.