Coffee_Talk: çfarë duhet të bej qe te guxoj?

Si të marrësh guximin? Të gjithë pyesin këtë — por pak e kuptojnë si funksionon vërtet.

Kjo pyetje na vjen shpesh. Dhe e kuptoj pse — sepse hapi i parë duket gjithmonë më i madh nga duket në realitet.

Por ja e vërteta që askush nuk ta thotë:

Guximi është emocioni i duhur për rreziqe fizike dhe të çastit — parashutë, drift, bungee jumping. Atje ke nevojë për guxim sepse rreziku është real dhe i menjëhershëm. Por kur flasim për zhvillim profesional dhe personal — të mësosh fotografi, të hapësh biznes, të ndryshosh karrierë — guximi nuk është çfarë të duhet vërtet. Sepse nuk ka rrezik real të çastit. Nuk po hidhesh nga avioni.

Guximi nuk vjen para veprimit. Vjen gjatë tij.

Njerëzit presin të ndihen gati. Presin momentin "e duhur". Presin që frika të zhduket vetë. Por ai moment nuk vjen kurrë — sepse truri ynë është ndërtuar të na mbrojë nga e panjohura, jo të na shtyjë drejt saj.

Sekreti nuk është guximi. Sekreti është vetëmotivimi — dhe veprimi konkret çdo ditë.

Einstein tha diçka që duhet ta kuptojmë: "Të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme është budallellek." Nëse deri tani ke kërkuar guxim dhe ai nuk të ndihmoi të ecësh përpara, atëherë kërkimi për guxim nuk është rruga. Rruga është të fillosh të bësh — jo përfekt, jo pa frikë, thjesht të bësh.

Sekreti i vërtetë i suksesit është zhvillimi i motivimit të brendshëm. Në kursin PRO nuk kërkojmë nga ju të jeni guximtarë. Ne kërkojmë disiplinë. Çdo ditë duhet të bësh diçka. Shumë nuk e përballojnë këtë. Dhe ky është filtri ynë.

Por ata bëjnë diçka çdo ditë — ecin përpara.

Bëj veprimin e parë të vogël — para se të ndihesh gati.

Jo kursin e plotë. Jo investimin e madh. Jo "po hap biznesin nesër." Vetëm një hap:

  • Bëj një takim informues.

  • Hyr në një studio dhe shiko si punojnë.

  • Fol me dikë që e ka bërë tashmë.

  • Lëxo një intervistë.

Çdo veprim i vogël dërgon një sinjal tek truri: "E bëra. Nuk vdiqa. Mund ta bëj përsëri." Dhe kështu ndërtohet guximi — jo me fjalë, por me prova të vogla që i jep vetes çdo ditë.

Frika nuk është shenjë se nuk je gati. Është shenjë se diçka të intereson vërtet.

Njerëzit nuk i frikësohen gjërave që nuk i duan. Frika jote për fotografinë tregon se kjo çështje të prek. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse duhet ta ndjekes — jo ta injorojmë.

Mbi 200 studentë kanë kaluar nëpër dyert tona. Shumica nga ta kanë ardhur me të njëjtën pyetje si ty. Sot disa prej tyre kanë studio, klientë, udhetime, network.

Pyetja nuk është "a kam guxim?" Pyetja e vërtetë është: "Sa kohë do të pres akoma?"

Previous
Previous

Përmirëso fotot e tua duke korrigjuar këto 3 gabime në rregullat e kompozimit.

Next
Next

Lexuesit më të mirë të kartave të memories