pro II
Ke mbaruar Kursi PRO. Tani vjen niveli ku fotot e tua fillojnë të duken komerciale, të kuruara dhe të pagueshme. PRO II është programi i avancuar i Sukses Për Mëngjes® për fotografë që duan:të ndërtojnë një portofol të fortë me punë “wow”të bëhen pro në ndriçimin (studio + outdoor)të bëjnë retushim high-end në Photoshop (si profesionistët)të dalin nga “fotograf i mirë” në fotograf që shet shërbim premium Ky program është 100% praktik: xhirime reale, modele profesioniste, set-e të planifikuara, dhe editim/retushim hap pas hapi.
Praktikat zhvillohen 1 herë në javë, me 2 seanca çdo të shtunë — ritëm i qëndrueshëm, që të kesh kohë të praktikosh edhe mes javës.
Aktualisht janë hapur regjistrimet për grupin e ri:
📆 Fillon më 20 shkurt 2027
🕤 Çdo të shtunë 10:00–14:30
📍 Pranë Garden Building, rr. e Kavajës, Tiranë
Trajnimi zhvillohet në grup, me maksimum 4 pjesëmarrës.
Kjo na lejon të punojmë shumë afër me secilin: më shumë praktikë, më shumë feedback dhe vëmendje reale gjatë çdo seance.
ku dhe kur?
Në fund të PRO II, ti do të kesh:
Portofol të pasuruar me set-e të avancuara: portrait, landscape, product/food, macro, double exposure
Aftësi për të krijuar dritë të kontrolluar në studio dhe jashtë: nga skemat e dritës te flash outdoor, që të mos varesh nga “si ra dielli sot”.
Workflow profesional nga fillimi në fund: RAW → Photoshop → dorëzim final(me organizim, selektim dhe eksport korrekt).
Teknikat kryesore të retushimit premium: Frequency Separation dhe Dodge & Burn për lëkurë të pastër, volum dhe rezultat “high-end” pa e bërë fytyrën plastike.
Video profesionale me gimbal: lëvizje të qëndrueshme, pamje të pastra dhe materiale gati për social/klient.
Asetet bazë të prezencës profesionale: Google My Business + një strukturë e qartë për website/portfolio (që të dukesh si biznes, jo si “profil”).
Projekt final të prezantuar si profesionist: me koncept, realizim, editim dhe prezantim të rregullt.
PROGRAMI i kursit
PROGRAMI i kursit
MODULI 1: STUDIO LIGHTING & HIGH-END RETOUCHING
Seanca 1 (20 Shkurt): Studio Portrait: Light Modifiers & Cyclorama
Puna me Cyclorama: Menaxhimi i këndeve, shmangia e hijeve të padëshiruara në dysheme/mure dhe krijimi i efektit të pafundësisë (seamless background).
Modifikuesit e dritës: Softboxes, çadra e madhe, kontrolli i hijeve dhe ndarja e subjektit nga sfondi me dritë stili komercial.
Seanca 2: Photoshop Fundamentals: Konfigurimi & Instrumentet Bazë
Konfigurimi i parë (Set-Up): Konfigurimi i hapësirës së punës (workspace), color profiles (sRGB vs. Adobe RGB) dhe përshtatja e performancës së Photoshop-it.
Ndërtimi i punës: Përdorimi profesional i Layers, Adjustment Layers, Layer Masks dhe përzgjedhjeve (Selections) për një proces pune jo-destruktiv (non-destructive editing).
Seanca 3: Close-Up Portrait Retouch: Frequency Separation
Ndarja e frekuencave: Ndarja e teksturës (frekuencat e larta) nga ngjyra dhe toni (frekuencat e ulëta) për korrigjimin e lëkurës.
Tekstura natyrale: Pastrimi i pikave, njollave dhe rrudhave pa humbur pororet e lëkurës, duke shmangur përfundimisht pamjen "plastike".
Seanca 4: Close-Up Portrait Retouch: Dodge & Burn
Volumi dhe forma: Përdorimi i dritës (Dodge) dhe hijeve (Burn) për t'i dhënë thellësi, skulpturë dhe strukturë 3D fytyrës.
Detajet komerciale: Ndriçimi dhe theksimi i syve, buzëve, flokëve dhe konturit të fytyrës për standardet e fotove të kopertinave ose reklamave.
MODULI 2: OUTDOOR shooting & retouch
Seanca 5: Workshop i Madh: Portreti në Natyrë
Punë me modele profesioniste, storytelling, golden hour, flash outdoor dhe përdorimi i filtrave CPL & ND për kontrollin e dritës natyrale.
Seanca 6: Retushimi i Setit Outdoor & Sky Replacement
Korrigjimi i ngjyrave të setit, modifikimi i formave/veshjeve dhe zëvendësimi i qiellit (Sky Replacement) kur kushtet e atmosferës nuk janë ideale.
Seanca 7: Landscape: Panorama + HDR
Technikash shkrepjeje për panorama stitching dhe HDR me pamje natyrale.
MODULI 3: ADVANCED CINEMATOGRAPHY & VIDEO CREATION
Seanca 8: Gimbal Setup & Hardware Mastery
Balancimi i saktë fizik i trupit e lentës, calibration dhe modalitetet (Pan Follow, Lock, POV).
Seanca 9: Lëvizjet e Kamerës & Gimbal (Pjesa I)
Kontrolli i trupit, lëvizja "Ninja walk", teknikat bazë: Pan, Tilt, Zoom in/out.
Seanca 10: Lëvizjet e Kamerës & Gimbal (Pjesa II - Kinematografike)
Lëvizje kompozicionale me komplekse: Reveal shots, Parallax, Tracking shots, Orbiting dhe tranzicione me lëvizje kamere.
Seanca 11: Drone Videography & Photography
Rregullat e sigurisë, kontrolli manual i ekspozimit, përdorimi i filtrave ND për video dhe lëvizjet ajrore (Bird’s Eye, Orbit, Tracking).
MODULI 4: COMMERCIAL, PRODUCT & FOOD PHOTOGRAPHY
Seanca 12: Product Photography: Gel Filters
Skema ndriçimi komerciale me xhela me ngjyra dhe harmonia e ngjyrave.
Seanca 13: High-End Retouch (Product & Commercial)
Cleanup premium, sharpening dhe përgatitja e imazhit për print/web.
Seanca 14: Food Photography: Splash + Upside Down
Splash photography (shpejtësia e obturatorit, kapja e momentit) dhe setups jo-standarde.
Seanca 15: Retouching (Food & Splash)
Pastrimi i spërkatjeve, korrigjimi i teksturës së ushqimit dhe ngjyrave organike. Stacking
MODULI 5: STREET, MACRO & CREATIVE EXPERIMENTS
Seanca 16: Street Photography
Kompozimi, kornizimi i momentit dhe krijimi i një narrative vizuale (story).
Seanca 17: Macro Shooting
Mikro-fokusimi, stabiliteti, kontrolli i dritës dhe kapja e teksturave extreme.
Seanca 18: Retouch (Macro)
Pastrimi i detajeve në zmadhim të lartë dhe ruajtja e teksturës komerciale.
Seanca 19: Double Exposure (Teknikë & Retush)
Konceptimi, shkrepja e kontrolluar, përdorimi i Blend Modes dhe maskave në Photoshop.
MODULI 6: BIZNESI, MARKETING & PREZANTIMI FINAL
Seanca 20: Kontrata e Shërbimit Fotografik & E Drejta e Autorit
Nenet mbrojtëse, kapari/depozita, afatet e dorëzimit, politikat e anulimit dhe të drejtat e përdorimit të imazhit (Usage Rights / Copyright).
Seanca 21: Google My Business & SEO Lokale
Optimizimi i profilut për të marrë klientë organikë në zonën tuaj.
Seanca 22: Struktura e Website-it & Portofolit
Kurimi i punëve, përzgjedhja e kategorive, arkitektura e faqes dhe prezantimi profesional.
Seanca 23: Prezantimi i Projektit Final
Shfaqja e portofolit të studentëve dhe feedback individual i detajuar.
ke mbaruar Kursi PRO (ose ke bazat solide)
do të kalosh në nivelin advanced dhe të krijosh punë që duken “reklamë”
do të mësosh Photoshop seriozisht (jo vetëm filtra)
do portofol që të sjell klientë dhe të justifikojë çmime më të larta
Nuk është për ty nëse:
nuk ke kohë për praktikë dhe detyra
kërkon vetëm teori pa xhirime reale
Ky kurs është për ty nëse:
Sa kushton pjesëmarrja në kurs?
Pjesëmarrja në Kursin PRO II kushton 990 €.
90 € paguhen në momentin e regjistrimit, për të rezervuar vendin në grup.
Kur fillon kursi, pjesa e mbetur mund të paguhet:
e gjithë vlera menjëherë, ose
e ndarë në 3 këste nga 300 €.
PJESËMARRJE INDIVIDUALE (ose INTENSIVE)
Për kë është
Për ata që duan të avancojnë më shpejt ose nuk mund të ndjekin oraret e grupit
Për ata që duan trajnim 1:1 dhe vëmendje maksimale
Investimi
1800 € (program individual intensiv)
Ekipi ynë
Ekipi ynë është prova që bashkëpunimi sjell rezultate të jashtëzakonshme.
-
Founder, Photographer, Professional CoachPrej më shumë se 20 vitesh merret me fotografi komerciale, duke nisur rrugëtimin profesional në Moskë në një agjensi nderkombëtare reklamash.
Alla hapi studion e saj fotografie në Tiranë në vitin 2013. Shumë nga fotot e Allës janë shitur online qindra herë në gjithë botën - nga SHBA deri në Japoni dhe Australi. Punimet e saj janë zgjedhur nga Aeroporti Rinas, AlbTelecom, LonelyPlanet, Shutterstock, The Economist, Ernest Airlines etj.
Alla zhvillon trajnime duke filluar nga viti 2015 dhe duke u certifikua si trajnere profesioniste në 2019.
-
Co-Founder, Managing directorIlir e di më se miri, se çfarë do të thotë të ndryshosh profesionin dhe të arrish rezultate të larta në fotografi si në një fushë totalisht të re në kohë të shkurter. Ai ndan me ty instrumentet dhe zgjidhjet për të kaluar sfidat e ndryshimeve.
Sot Iliri bashkepunon me biznese të medha në Shqiperi, si Agna Group, Artigiano Restaurant, Ibiza Restaurant, Restaurant Van Gogh, Movimento Shoes, etj. duke realizuar shërbim fotografik reklamues dhe evente.
ambienti ynë
Kreativitet në Zemër të Tiranës
"Një studio e krijuar nga fotografët, për fotografët."
Hapësira ku do të zhvilloni pasionin tuaj është po aq e rëndësishme sa vetë mësimi. Studioja jonë te Tirana Garden Building është konceptuar si një ambient krijues, ku teknologjia bashkëkohore ndërthuret me një atmosferë frymëzuese.
Lokacion Elitar: Jemi të vendosur në zemër të kryeqytetit, në një nga godinat më moderne të Tiranës, e rrethuar nga një oborr i gjelbëruar që ofron qetësi dhe frymëzim.
Studio Profesionale: Një ambient i pajisur me teknologjinë që ne si fotografë e dimë që ju duhet: dritë të vazhdueshme, flash-e profesionale dhe disa modifikues se dritës (softboxes).
Editing Place me Apple Workstations: Post-produksioni kërkon saktësi. Prandaj, kemi krijuar një zonë dedikuar editimit me workstations Apple, që ju të shihni çdo detaj dhe ngjyrë ashtu siç është në realitet.
Këndi i Frymëzimit: Shijoni një kafe te Coffee Station ynë dhe shfrytëzoni këndin tonë të bisedave për të shkëmbyer ide me kolegët.
Komoditet dhe Funksionalitet: Me poste pune individuale dhe ambiente të rregullta, çdo gjë është menduar që ju të fokusoheni vetëm te arti juaj.
kontakti
info@suksespermengjes.com
+355 69 400 96 41
Garden Building, rr. e Kavajës
Tiranë, Shqipëri