kurs retushimi

High End Photography Retouch

Çfarë është

Retushimi

i Fotografive?

Retushimi profesional i fotografive është arti dhe shkenca e përmirësimit të imazheve pas shkrepjes, post-production.

Nuk është thjesht korrigjimi i gabimeve, por transformimi i një fotoje nga e mira në të jashtëzakonshme.

Kjo përfshin pastrimin e lëkurës, theksimin e detajeve, rregullimin e ngjyrave dhe dritës, dhe krijimin e një atmosfere unike që flet vetë.

Është hapi thelbësor që i jep fotografive pamjen profesionale, të kuruar dhe me cilësi të lartë që kërkon tregu i sotëm.

Si Organizohet Kursi?

Kursi i Retushimit Profesional zhvillohet dy herë në javë. Çdo seancë është praktike dhe zhvillohet direkt në ambientet e shkollës sonë, në kompjuterë Apple me software të licencuar, duke siguruar një përvojë mësimore të nivelit të lartë.

Kursi zgjat 3 muaj.

PROGRAMI i kursit

PROGRAMI i kursit

MODULI 1

Themelet e Retushimit & Adobe Lightroom

Mësimi 1 – Hyrje në Retushim & Konfigurimi Profesional
• Çfarë është retushimi dhe pse është thelbësor në fotografinë moderne
• Stilet dhe zhanret e editimit | Trendet aktuale
• Formatet RAW vs JPG – kur dhe pse përdoren
• Hapësirat e ngjyrave: sRGB, Adobe RGB, ProPhoto RGB
• Konfigurimi i kamerës dhe kompjuterit për një workflow optimal

Mësimi 2 – Lightroom Interface & Optimizim
• Njohja e plotë me interface (Library & Develop)
• Optimizimi i parametrave për performancë maksimale
• Hot Keys dhe shpejtësia në punë

Mësimi 3 – Ekspozimi, White Balance & HSL
• Kontrolli i dritës dhe hijes
• Balanca e bardhë dhe ngjyrat reale, Color casts
• Përdorimi i HSL për kontroll selektiv të ngjyrave

Mësimi 4 – Curves & Toning
• Përdorimi i Curves për kontrast dhe tonalitet
• Ndërtimi i thellësisë dhe volumit në imazh

Mësimi 5 – Maskat, AI & Eksportimi
• Maskat selektive në Lightroom
• Funksionet AI për editim të avancuar
• Eksportimi për web, social media dhe print

MODULI 2

Adobe Photoshop & Instrumentet e Retushimit

Mësimi 6 – Photoshop & Adobe Camera Raw (ACR)
• Përdorimi i ACR si pjesë e workflow-it profesional

Mësimi 7 – Photoshop Interface & Layers
• Njohja e interface-it
• Layers, Blending Modes dhe Settings thelbësore
• Hot Keys për efikasitet maksimal

Mësimi 8 – Masks në Photoshop
• Maskat për kontroll total dhe editim jo-destruktiv

Mësimi 9 – Pastrimi i Imazhit
• Clone Stamp, Healing Brush, Patch Tool
• Content Aware Fill për heqjen e objekteve të panevojshme

Mësimi 10 – Procesi i Plotë i Retushimit
• Retushimi nga fillimi në fund
• Pastrim, transformim sfondi, volum, toning, sharpening

Mësimi 11 – Filtrat & Adaptimi i Imazhit
• Liquify, Lens Blur, Noise Reduction, Neural Filters
• Adaptimi për web, social media dhe print

MODULI 3

Retushimi High-End i Portretit

Mësimi 12 – Retushimi Natyral i Lëkurës
• Parimet e retushimit profesional
• Frequency Separation për ruajtjen e detajeve

Mësimi 13 – Dodge & Burn
• Ndërtimi i volumit dhe formës për portrete realiste

Mësimi 14 – Detajet e Portretit
• Sytë, buzët, flokët – përmirësime pa ekzagjerim

Mësimi 15 – Retushimi High-End i Flokëve
• Frequency Separation & Brushes me teksturë

Mësimi 16 – Retushimi Komercial
• Retushimi i fotografisë reklamuese te Produktit
• Pastrimi nga pluhurat, pasqyrimet, etiketa

MODULI 4

Efekte Artistike, AI & Automatizimi

Mësimi 17 – Efekte Artistike: Natyra
• Tymi, mjegulla, shiu, bora për atmosferë vizuale

Mësimi 18 – Efekte Artistike: Drita
• Rreze dielli, drita artificiale, flare, yje

Mësimi 19 – AI në Photoshop (Generative Fill)
• Shtimi dhe zgjerimi i elementeve me ndihmën e AI

Mësimi 20 – Automatizimi & Actions
• Automatizimi i proceseve të përsëritura
• Ndërtimi i workflow-eve efikase

MODULI 5

finalizimi i kursit

Mësimi 21 dhe 22 - Tema e lirë, përseritja, pyetjet - përgjigjet

Mësimi 23 dhe 24 - Projekti Final
• Retushim i pavarur i një projekti real
• Adaptimi për web, social media dhe print

  • Beginners: Po, ky kurs është i përshtatshëm për ty edhe nëse nuk ke eksperienca të mëparshme në editim.

  • Artists: Nëse je fotograf, ky kurs do ju ndihmojë të mësoni teknikat e retushimit profesional dhe të aplikoni këto aftësitë në praktikën tuaj profesionale duke i rritur vlerën shërbimit tuaj.

  • Retoucher: Aftësitë e retushimit të fotove mund ti zhvillojë një fotograf ose mund të bashkëpunojë me një retoucher të pavarur duke krijuar një ekip.

Ky kurs është i përshtatshëm për:

Sa kushton pjesëmarrja në kurs?

Çmimi i pjesëmarrjes në kurs është 990 euro.

Kursi zhvillohet në grup me 2-4 pjesëmarrës.

Regjistrimi bëhet me një kapar prej 90 euro. 

Pjesa tjetër e pagesës mund të kryhet:

  • Në një shumë të plotë në momentin e fillimit të kursit, ose

  • Në tre këste mujore prej 300 euro secili.

Kriteret për Pjesëmarrësit:

  • Mosha mbi 18 vjeç.

Ekipi ynë

Ekipi ynë është prova që bashkëpunimi sjell rezultate të jashtëzakonshme.

Black and white photo of a woman with shoulder-length hair holding a camera up to her face, looking directly at the lens.

  • Founder, Photographer, Professional Coach

    Prej më shumë se 20 vitesh merret me fotografi komerciale, duke nisur rrugëtimin profesional në Moskë në një agjensi nderkombëtare reklamash. 

    Alla hapi studion e saj fotografie në Tiranë në vitin 2013. Shumë nga fotot e Allës janë shitur online qindra herë në gjithë botën - nga SHBA deri në Japoni dhe Australi. Punimet e saj janë zgjedhur nga Aeroporti Rinas, AlbTelecom, LonelyPlanet, Shutterstock, The Economist, Ernest Airlines etj.

    Alla zhvillon trajnime duke filluar nga viti 2015 dhe duke u certifikua si trajnere profesioniste në 2019.

Black and white photo of a bald man with a beard holding a camera, standing against a dark background, looking down at the camera.

  • Co-Founder, Managing director

    Ilir e di më se miri, se çfarë do të thotë të ndryshosh profesionin dhe të arrish rezultate të larta në fotografi si në një fushë totalisht të re në kohë të shkurter. Ai ndan me ty instrumentet dhe zgjidhjet për të kaluar sfidat e ndryshimeve.

    Sot Iliri bashkepunon me biznese të medha në Shqiperi, si Agna Group, Artigiano Restaurant, Ibiza Restaurant, Restaurant Van Gogh, Movimento Shoes, etj. duke realizuar shërbim fotografik reklamues dhe evente.

Before / after

Side-by-side comparison of an image of a canal with gondolas in Venice, Italy. The left side shows a daytime scene with pastel-colored buildings and a gondola, while the right side features a sunset scene with similar buildings and a gondola, with warm sunlight and shadows.
A collage of six photographs showing different women and children in outdoor and studio settings, with varying backgrounds including beaches, fields, and a sunset. The top two images feature a woman squatting by a penguin statue at the beach. The middle images show two young girls with long hair, one in a studio portrait and the other outdoors near lavender plants. The bottom two images depict a woman standing in a field during sunset.

kontakti

info@suksespermengjes.com
+355 69 400 96 41

Garden Building, rr. e Kavajës
Tiranë, Shqipëri