STUDIO JONË ME qira

Si shkollë, ne kemi zgjedhur një mision: të krijojmë një komunitet. Duam të bashkojmë profesionistë të lirë në një mjedis zhvillimi.

Dikur kemi qenë vetë në hapat e parë. Gjithçka që na ka munguar neve, sot duam t’ua ofrojmë të rinjve.

Është një situatë e zakonshme që e shoh shpesh: një fotograf fillestar nuk e ka të sigurt punën dhe ka frikë të investojë në pajisje moderne. Përfundon duke blerë një kamerë të lirë, nga epoka DSLR e vitit 2004.

Një kamerë që sot blihet me 300 euro nuk të ofron as gjysmën e mundësive që të jep telefoni që e mban gjithmonë me vete në xhep.

Çfarë ndodh pastaj?

Zhgënjehesh pa e filluar.

Ose alternativa tjetër: shpenzon gjithë buxhetin për pajisje moderne, merr një ambient me qira, blen drita… dhe pastaj fillon kursen për marketingun tënd. Gje që të zhgënjen sërish. Sepse të kursesh paratë e reklamës për të mos shpenzuar më, është njësoj si të fikësh orën për të kursyer kohën – nuk bën sens.

Çfarë zgjidhje ofrojmë ne?

Studio me qira, me të gjitha pajisjet e përfshira – dhe një laptop me software të licencuar. Kjo të lejon të investosh aty ku kthimi është më i lartë: te vetja, te aftësitë e tua, te brand-i yt.

Në vend që të blesh mijëra euro pajisje që humbin vlerë çdo ditë dhe të zgjohesh çdo ditë “në minus”, me qëllimin për të larë investimin… ti mund të marrësh studion me qira për vetëm 20 euro.

Realizon shërbimin për klientin tënd dhe del nga studio pas çdo seti me të paktën 60–100 euro fitim.

Emocionalisht kjo ndihet më mirë.

Ambiciet janë shumë të mira dhe hapja e studios personale është një qëllim me shumë vlerë – dhe sigurisht që do ta arrish.

Por për tani, mendoje si një zgjidhje e përkohshme. Mos e rëndo veten me detyrime. Ofron vetes lehtësi financiare, që të mos mendosh për shpenzimet të paktën për 1–2 vitet e para të karrierës.

Por për tani, mendoje si një zgjidhje e përkohshme. Mos e rëndo veten me detyrime. Ofron vetes lehtësi financiare, që të mos mendosh për shpenzimet të paktën për 1–2 vitet e para të karrierës.

Për ne, kostoja 20 euro nuk përfshin fitime. Asgjë tjetër veç dëshirës për të përkrahur fotografë të rinj. 20 euro është kostoja e background-it karton, që pritet pas çdo seti.

Kështu që, as mos e mendo që po përfitojmë nga ty. Përkundrazi – bëjmë maksimumin për të të motivuar ty të punosh.

PËR TË REZERVUAR studion

Mjafton të na kontaktosh në Inbox, duke caktuar datën dhe orën që të nevojitet.

Çmimi: 20 euro për 2 orë pune, dhe përfshin:

  • Kamera dhe lente profesionale Fujifilm

  • Studio Flash Godox me Softbox për foto të mprehta

  • Ndriçim për video

(2 copë nga 150W)

  • Aksesorë: tripod, difuzor, reflektor, etj.

  • Sfonde për portrete dhe aksesorë për fotografi produktesh

  • Përdorim i kompjuterëve tanë me software të licencuar Adobe: Lightroom Classic, Photoshop, Premiere Pro, Illustrator e të tjera.