Nëse po e lexon këtë, do të thotë që ke një qëllim të qartë: klienti yt të dalë bukur në foto. Pa stres. Pa “s’jam fotogjenike”. Gjatë viteve të para të karrierës sime e kuptova një gjë: pjesa më e vështirë nuk është kamera, as drita. Janë njerëzit. Ose më saktë, mënyra si e shohin veten. Shumica nuk e pëlqen veten në foto. Turpërohen. Pastaj e kritikojnë veten në çdo shkrepje.
Edhe unë kam qenë kështu. Preferoja të rrija gjithmonë pas kamerës. Ishte “zona ime e sigurt”. Por biznesi im filloi të rritej. Filluan ftesat në televizion. Për ta isha personazh interesant për talk show: e huaj në Shqipëri, fotografe. Më kërkonin foto me mua: jo punimet, por foto nga jeta. Nuk kisha asnjë.
Më pas filloi edhe blogu. Duhej të postoja dhe të tregoja kush jam. Sikleti i madh: të fotografohesha.
Aty e kuptova me lëkurën time si ndihet klienti, sidomos klientja, përpara kamerës. Dhe më ra një dritë: unë nuk mund të jem si gjeneral në ushtri dhe të jap vetëm urdhra “qesh pak”. Detyra ime është ta bëj klienten të ndihet vetvetja. Të bëhem pasqyra e saj dhe ta udhëheq me qetësi: si qëndron, si duket, dhe si ta gjejë versionin e saj më të bukur.
Kjo është arsyeja pse ekziston kjo guidë. Që ta kesh më të lehtë ta drejtosh klientin. Që ai/ajo të ndihet mirë para kamerës. Dhe të pëlqejë veten në foto.